Sot ftohtë dhe fjolla bore, gjatë javës erëra të furishme

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Uji Dea

Ndërkaq, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ditë më parë ka bërë të ditur se kjo javë do të jetë e ftohtë, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve. /Telegrafi/