Eko Higjiena

Sot fillon stina e vjeshtës, parashikimi i motit për fundjavë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të shtunën fillon stina e vjeshtës, por kjo ditë do t’i ngjasojë më shumë një ditë tipike vere, pasi që temperaturat do të jenë të larta. Në këtë ditë do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm përreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do të jetë më e lartë

Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Eco Higjiena

Të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.