Fundamenti

Sot fillon gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Seanca e parë dëgjimore për Oliver Ivanoviqin dhe katër serbë të tjerë të dyshuar për krime lufte dhe vrasje të rënda do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

“Prokurori do të lexojë aktakuzën dhe pastaj gjykatësi do të kërkojë nga të akuzuarit që të deklarohen për fajësinë. Gjykatësi kryesues ka lejuar qasjen e publikut në sallën e gjyqit, por për shkak të hapësirës vendet janë të kufizuara”, ka thënë për agjencinë Tanjug zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon.

KKVITI

Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte, vrasje të shqiptarëve, të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

Ivanoviqi edhe nga burgu, siç kanë raportuar mediet serbe, i ka hedhur poshtë këto akuza.
© KOHA.net