KKGJILAN

Sot është dita e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës. Manifestimi Qendror mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Në Manifestimin qendror janë të ftuar të marrin pjesë, personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, si Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Kryeparlamentari i Kosovës, përfaqësues të Komisionit për Siguri të Forcës së Sigurisë, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të mediave, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.

Pas mbajtjes së fjalimeve, nga Presidentja, Kryeministri, dhe Komandantit të FSK-së: do të parakalojnë kuadratet e FSK-së, dhe më pas, vazhdon program kulturo-artistik, nga ansamblet dhe këngëtarët e njohur shqiptarë.

Po ashtu, do të dekorohen pjesëtarët e dalluar të FSK-së, kurse pas dekorimit, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së.

“Dita e Forcës” shënohet edhe në të gjitha Kazermat e FSK-së, ku ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët e Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.

KKGJILAN

Ndryshe, Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendos për të ardhmën e FSK-së.

Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasiqë ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO.

Kastrati ka thënë se në FSK janë duke u bërë analiza të thella se ku janë dhe se çka duhet të ndryshohet që një ditë KFOR-i të largohet dhe FSK të jetë ushtri.

“Jemi në fund të studimit dhe besojë që në fillimin e vitit të ardhshëm do të dalim me rekomandimin që do t’i dorëzojmë qeverisë se çka duhet të bëhet me të ardhmen e FSK-së”, ka thënë ai.