Uji Dea

Sot ( e mërkurë) promovohet libri i Fatmir Selimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të mërkurën duke filluar nga ora 11.00 në sallën e Kuvendit të Gjilanit promovohet libri i Fatmir Selimit “Aktivitetet e Qendrës së pavarur kulturore për Anamoravë 2000 – 2010”. Në këtë përvjetor pritet të flasin emra të njohur të jetës kulturore dhe bartës të zhvillimeve kulturoret kësaj periudhe.

Fatmir Selimi është emër i njohur në jetën kulturore, arsimore, shoqërore të Anamoravës. Ai është themelues i shumë organizatave që janë marrë me jetën kulturore në Anamoravë derisa tani së fundit ka botuar librin “Aktivitetet e Qendrës së pavarur kulturore për Anamoravë 2000 – 2010”.

Fatmir Selimi si përjetues i shumë zhvillimeve kulturore në Anamoravë ka arritur të përmbledhë tërë aktivitetin jo vetëm të shoqatës ku punoj e veprojë, por edhe të shumë sekuencave e agjendave mbi 15 vjeçare që janë zhvilluar në Anamoravë.

Fatmir Selimi për të ruajtur tërë këtë zhvillim kulturor dhe të pasur në thelb, ka arritur që ta botojë librin e titulluar :“Aktivitetet e Qendrës së pavarur kulturore për Anamoravë 2000 – 2010”.

Mobi Casa

Libri përmban elemente, data, veprimtari e aktivitete nga më të ndryshmet të cilat në mënyrë dinjitoze e kanë përfaqësuar edhe jetën kulturore në Anamoravë. Selimi ka arritur që përmes qindra fotografive ta paraqes edhe punën e mirë që kanë bërë njohës të mëdhenj të Anamoravës.

Selimi gjithashtu ka paraqitur edhe punime letrare, shkencore e fetare që lidhen me traditat dhe trashëgimin kulturore të Anamoravës.

Megjithatë Selimi një pjesë të madhe ia kushton kryekëput themelimit të Qendrës së Pavarur Kulturore për Anamoravë, ku jo vetëm ai, por edhe figura tjera kanë dhënë kontribut të pamohueshëm që Anamorava të jetë e gjallë në fushën e kulturës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.