Fundamenti

Sot dita më e nxehtë e korrikut, temperaturat deri në 39 gradë Celsius

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë, ndërkaq parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Uji Dea

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit. /Telegrafi/