Sot dita më e nxehtë e javës – priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

/ 2 minuta lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

E hëna do të jetë dita më e nxehtë e javës. Temperaturat do të shënojnë ulje për 4-6 gradë.

“Dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Hidromorava

Të martën do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

“Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë. Të enjten mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha”, njofton IHMK.

Të premten do të mbaj mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. /Telegrafi/