Eko Higjiena

Sot bëhen nëntë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot shënohet nëntë vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në orët e pasdites në hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Mobi Casa

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë. /telegrafi/