Eko Higjiena

Sorensen takohet me Pierce, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
HW

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku janë diskutuar zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një njoftimi, Sørensen ka bërë të ditur se me Pierce kanë biseduar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ritmit të procesit që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim.

ARKATANA

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë objektiv të përbashkët për avancimin e procesit të normalizimit dhe stabilitetit në rajon, duke vlerësuar koordinimin ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë si element kyç për suksesin e dialogut.

Takimi vjen në një periudhë kur dialogu Kosovë–Serbi mbetet në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, me thirrje të vazhdueshme për intensifikim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.