FIDANISHTJA

Sopranoja shqiptare në BBC

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka qenë padyshim suksesi i shfaqjes së Triptikut të Puçinit me dirigjent Antonio Papano në Operan Mbretërore të Londrës ajo çka detyroi gjigandin mediatik BBC të regjistrojë dhe transmetojë mbrëmë dhe sot sërish këtë vepër të Puçinit, ku në operan “Sister Angelica”, rolin e kryesor e luan sopranoja shqiptare me famë botërore tashmë, Ermonela Jaho.

Kjo opera, më e preferuara e kompozitorit italian, nuk ishte luajtur në Operan e Londrës për pothuajse 50 vjet. Në rolin dramatik të murgeshës, sopranoja shqiptare pati një sukses të jashtëzakonshëm në Londër, ku kritika e artit dhe shtypi vendas bën vlerësime maksimale për klasin dhe interpretimin e saj.

“Jaho ishte sublime, qiellore. Duhet të lypesh, lutesh ose vjedhësh vetëm për të gjetur bileta për ta parë interpretimin e saj”, shkruante një nga kritikët britanik pas shfaqjes.

Fundamenti

Sopranoja shqiptare tashmë ka një kontrate deri në 2017 me Operan Mbretërore britanike, 300-vjecare. Pas shfaqjeve në HD në World Vision në shumë kinema botërore, kjo opera e transmetuar nga BBC, tashmë ka dalë në treg prej fillimit të qershorit edhe në DVD dhe Blue-ray.

Transmetimi në BBC në orët me shikueshmëri të lartë për publikun britanik është një mundësi për të parë një produksion shumë të vështirë për të gjetur bileta në Operan Mbretërore të Londrës, bileta të cilat kushtojnë nga 90 deri në 800 stërlina.

S’ka ndodhur asnjëherë më parë që një produksion artistik i ndonjë institucioni britanik, për më tepër i prestigjozes Royal Opera House të Londrës, ku protagoniste kryesore është një artiste shqiptare, në këtë rast sopranoja Ermonela Jaho, të transmetohet e plotë në televizionet britanike. (tch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.