HW

Sopranoja shqiptare, Mirjam Tola, shkёlqen në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“E mrekullueshme, madhёshtore, jam shumё e entuziazmuar nga interpretimi i Tosca-s prej sopranos Mirjam Tola!”. “E kam parё Toscan shumё herё, por njё Tosca siҫ e interpreton atё Mirjam Tola deri mё sot nuk e kemi pasur nё Operën e Wuppertal-it, njё soprano e shkёlqyer!” .

Kёshtu shprehen disa spektatorё pas duartrokitjeve qё nuk kishin tё reshtur pas shfaqjes sё “Tosca-s” sё Giacomo Puccinit nё Wuppertal, shkruan DW. Surpriza e hapjes sё sezonit sivjet nё Wuppertal ishin perfeksioni estetik nё inskenim, regji, skenografi, koreografi, kostume dhe ndriҫim nga regjisori i njohur italian, Stefano Poda.

E veҫanta tjetёr ishte nisma ambicioze e drejtorit tё ri tё kёsaj opere dhe njёkohёsisht dirigjentit tё saj, japonezit Toshiyuki Kamioka, i cili guxoi njё revolucion nё skenёn operistike tё Gjermanisё. Opera publike e Wuppertal-it ёshtё e para qё thyen traditёn duke e shpёrbёrё trupёn e solistëve të saj, pёr t’i vёnё nё skenё shfaqjet me artistё tё ftuar. Shumё media prestigjioze nё Gjermani i kushtuan vёmendje tё posaҫme shfaqjes sё Toscas nё Wuppertal.

HW

Mirjam Tola, njё soprano nё kulmin e karrierёs sё saj, e konsoliduar dhe me njё zё brilant, me interpretimin nё nivel tё lartё artistik e zhdёrvjellёt dhe e natyrshme edhe si aktore nё skenё e mbёrthen publikun pёrgjatё dramёs qё zhvillohet nё operën tragjike.

Mirjami vlerёson jashtёzakonisht mbёshtetjen qё ka pasur gjatё karrierёs sё saj tashmё 20-vjeҫare nё skenat mё tё njohura evropiane, si edhe nё SHBA e gjetkё, nga dirigjentё, kompozitorё e drejtues artistikë tё njohur, por tё paharruar mbeten pёr tё pedagogu i parё i saj i kantos, Behar Islami dhe pedagogia, sopranoja e njohur shqiptare, profesoresha Suzana Frashёri, së cilës i është jashtëzakonisht mirënjohëse. Nga profesoresha Frashёri Mirjami mёsoi bazat e mjeshtёrisё sё tё kёnduarit, ajo e mbёshteti atё nё formimin si soprano nё vitet e studimeve nё Akademinё e Arteve nё Tiranё./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.