Hidromorava

Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E ftuara e radhës nga Meriton Mjekiqi në “A je bre normal” ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj.

Ajo ka qenë e drejtpërdrejtë, bëri disa deklarata e mori vëmendje të madhe nga publiku.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua ishte nëse ka producentë të mirë në ditët e sotme.

“Rritja në treg është bërë shumë e madhe për sa i përket pjesës muzikore, duke qenë se ka ndryshuar dhe pjesa e tregut, është digjitalizuar çdo gjë, konsumi është bërë shumë herë më i shpejtë për sa i përket muzikës. Sepse më përpara kanë qenë disqet e kasetat dhe ne duhet të punonim për një kohë të gjatë për të prodhuar ato. Por sot producentët nuk po arrijnë dot hapin e këngëtarëve, sepse këngëtarët po shumohen”, u shpreh ajo.

UBT

Tutje shtoi: “Por kur vjen fjala për të bërë një koncert live, në të gjithë industrinë jemi tre veta. Nëse në Shqipëri do bëhen evente të mëdha dhe duhet të dalim në sheshin Skënderbej para 20 mijë vetave live, jam vetëm unë, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj. Çdo gjë minimizohet, nga qindra këngëtarë që janë, bie numri”.

Sa i përket artistëve të hip – hopit me të cilët ka edhe bashkëpunime, ajo tha: “Ne, duke pasur një kulturë amerikane, normalisht që pjesa e hip-hopit është shumë e dashur për ne. Më përpara kanë qenë tekstet disi më të pastra, ndërsa sot janë mbi përdorimin e substancave dhe e shoh që dhe në publik janë pak të lodhshme. Më përpara mezi prisnim kur dilnin BabaStars, apo Kaos, ose Skillz, ose PINT. Kur je në pakicë, je diçka më e rrallë dhe je më e dëshirueshme”.

“Cilësia është vetjake, çdo person ka aftësi artistike vetjake. Unë jam pak fanatike e shkollës së vjetër të hip-hopit. Nga të rinjtë sot, që më ka bërë përshtypje është MatoLale, Kidda, më pëlqen shumë se ka një stil shumë të veçantë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.