Eko Higjiena

Soni Malaj flet për periudhën e vështirë: Më binte të fiktë, pija vetëm 1 kafe në ditë…

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku si rrallë herë ajo foli mjaft gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Soni ka kujtuar periudhën e adoleshencës, kur u bë dhe e njohur publikisht dhe përpjekjet e saj për t’u dukur e dobët të cilat e kthyen atë në anoreksike.

Ardit Gjebrea: Ke patur ndonjëherë probleme me mbipeshën?

Soni Malaj: Duke qenë se unë fillova karrierën shumë shpejt, 14 vjeç unë kam hyrë në “Spirit Voice”, 15 vjeç ne dolën në skenë dhe isha pak e mbushur. Nuk mund të them mbipeshë por e mbushur. Atëhere duhet të ishe sa më e dobët dhe fillova një luftë me veten. Fillova të kontrolloja veten dhe ndihesha mirë kur unë e kontrolloja veten. Fillova të kontrolloja veten, nuk haja ushqim. Një ditë kur po shkoja me mamin në një klinikë për të marrë disa analiza të mamit, më bie të fiktë nga e pangrëna dhe doktoreshat më sjellin në vete. Mamin e gjej duke qarë sipër meje sepse unë nuk kisha ngrënë, ndoshta që një ditë më përpara sepse unë haja shumë pak.

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që ishin shenjat e anoreksisë?

Uji Dea

Soni Malaj: Shenjat e para të anoreksisë sepse unë mundohesha sa më pak të haja, pija vetëm një kafe në ditë, ose kur haja mbaja ushqimin në gojë që të mos e kaloja poshtë që unë si e si të isha sa më e dobët, të isha si gocat e tjera të grupit.

Ardit Gjebrea: Dhe si e gjete ekuilibrin?

Soni Malaj: Mami më është gjendur pranë, më thoshte lëri ato budallallëqet, duhet të vazhdosh të hash shëndetshëm dhe në fund në jetën time e gjeta ekuilibrin me palestrës që mos luftoja me veten, por të luftoja që të kisha një trup sa më të shëndetshëm. /tvklan.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.