Mobi Casa

Soni Malaj flet për ndarjen, me emocione

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Soni Malaj është rrëfyer për përjetimet dhe zhgënjimet që ka hasur së fundmi, që nga ndarja me bashkëshortin e më pas ndarjen nga jeta të të atit. Këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet që janë bërë për të, në lidhje me ndarjen, ndërsa nuk e fsheh faktin se ajo është ende e prekur dhe se nuk do dëshironte aspak që të përfundonte në ndarje. Soni Malaj ka treguar më tej gjatë një interviste për “Panorama” se ish bashkëshorti i saj kontribuon për vajzën dhe se me të ruajnë ende marrëdhënie miqësie.

“Viti i kaluar filloi mirë dhe thashë sa mirë do shkojë, pastaj filluan goditje pas goditje, derisa erdhi në goditjen finale… Kjo është jeta, do t’i përballosh. E mira është që ta përballojmë me një lloj reflektimi nga mbrapa dhe duhet të mos humbasim anën humane”, tregon në këtë bisedë këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila pavarësisht asaj që i ka ndodhur, ka nisur punën për projektet që i ka lënë në gjysmë.

FITORJA

“Ne jemi në studio dhe normalisht projektet duheshin mbyllur vitin e kaluar. U shtynë për shkak të gjërave që ndodhën, se jam akoma e trishtuar. Do të dalin këtë vit. Por ajo që kam dashur prej kohësh, janë bashkëpunimet, më pëlqejnë shumë. Do të kem shumë bashkëpunime me miq të mi, do të bashkojmë rryma të ndryshme se është diçka më e këndshme”, shprehet Soni, e cila ka vendosur të flasë edhe për divorcin e saj me Mirkon.

“Ato që janë thënë, nuk janë të vërteta, e vërteta është se me Mirkon gëzojmë akoma respekt dhe miqësi, kemi një marrëdhënie shumë miqësore dhe vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e vajzës. Për mua ishte një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc, është një dështim shumë i madh. Për artistët lidhjet nuk janë si për personazhet e zakonshëm, ne vuajmë shumë presionin e mediave, publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, është shumë e vështirë të mbash një lidhje. Divorci erdhi kryesisht nga kulturat e kundërta, megjithatë e rëndësishme është se pavarësisht asaj që janë munduar të abuzojnë, për njëri-tjetrin kemi respekt maksimal. Akoma nuk kam gjetur qetësinë shpirtërore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.