Soni Malaj: Divorci, dështim i jetës sime; shkaku, kulturat e kundërta

Në një intervistë të dhënë për “Prive”, këngëtarja bukuroshe, Soni Malaj ka thënë se arsyeja e divorcit me Mirkon ishte përplasja e kulturave. Pavarësisht se martesa ka përfunduar, respekti vazhdon të mbetet i madh për ish-bashkëshortin, me të cilin ka edhe një vajzë.
Divorcin, Soni e ka cilësuar si një dështim të madh në jetën e saj. “Të martohesh dhe të përfundosh në divorc, për mua është një tragjedi dhe dështim. Mirko nuk mund të rrinte dot në Shqipëri dhe kjo solli ndarjen mes nesh. Ne kishim kultura të kundërta, e për pasojë gjërat u përshkallëzuan, deri sa erdhëm në përfundimin se do të ishte më mirë që të ndaheshim”, ka zbuluar Soni Malaj gjatë intervistës.
Edhe pse pas divorcit, këngëtarja ende nuk e ka gjetur qetësinë shpirtërore, thotë se po i përkushtohet karrierës së saj. Në 2015, shumë projekte mbeten të parealizuar dhe Soni i garantoi fansat e saj se këtë vit do të jetë produktive dhe ka shumë dëshirë që të bëjë bashkëpunime.