Soni Malaj bashkëpunim me një nga yjet më të njohur

/ 2 minuta lexim

​Gjithmonë këngët e saj janë karakterizuar nga një stil i veçantë disi latin dhe për këtë arsye Soni Malaj është veçuar gjithmonë në tregun muzikor shqiptar.

Pak muaj më parë këngëtarja shqiptare ka njoftuar se do të sillte një bashkëpunim me një nga këngëtarët më të mirë latin. Bëhet fjalë për Jowell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën.

Ai ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës latine si J Balvin apo Nicky Jam. ‘Bonita’ është kënga që me siguri e keni dëgjuar në çdo diskotekë apo e keni vendosur të paktën njëherë me zë të lartë në makinën tuaj. Në këtë këngë që numërohen me miliona shikime në ‘Youtube’ ka dorë edhe Jowell.

Në fakt suksesi i këngëtarit latin, me të cilin Soni pret që brenda pak ditësh të publikojë bashkëpunimin, numëron edhe disa çmime mjaft prestigjioze në karrierën e tij artistike. Gjatë viteve 2007-2008 dhe në vitin 2010 ai numëron 6 çmime të ndryshme në kompeticionet më të rëndësishme muzikore.

Eco Higjiena

Në ‘People Choice Reggaeton and Urban Awards’ ai ka fituar çmimin si kënga më e mirë e vitit, bashkëpunimi më i mirë dhe dyshja e vitit së bashku me këngëtarin tjetër, Randy. Gjithashtu në vitet e tjera ai ka arritur të rrëmbejë çmimet më të lakmuara ndër këngëtarë si ‘Kënga Urbane e vitit’ apo ‘Kombinimi perfekt’.

Duke përmendur gjithë këto suksese të këngëtarit latin dhe duke shtuar edhe talentin e pakrahasueshëm të Soni Malaj, është e sigurt se dhe ky bashkëpunim mes të dyve do të rezultojë si kombinimi perfekt. Mjafton të shohim vetëm një pjesëz të shkurtër nga kënga dhe kuptojmë se ‘En La Intimidad’ do të jetë hit i kësaj vere.

Nëpërmjet ‘Instagram’-it Soni ka zbuluar vetëm disa sekuenca të shkurtra nga kënga, por në vend që të shuante kureshtjen shtoi dhe më shumë ekzaltimin për pritjen e këngës.