UBT

Sondazhi: Qytetarët e duan Glauk Konjufcën në pozitën e presidentit, kurse LDK-së thonë se i takon kryeparlamentari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pyper ka realizuar një sondazh lidhur me bisedimet që po bëhen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një koalicioni qeverisës. Nga 1 mijë respodentë, 80.65% janë optimist rreth arritjes së kësaj marrëveshje.

Ndërsa, 38.51% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se është e drejtë e LVV-së për ta kërkuar edhe pozitën e presidentit, ndërsa kandidati më potencial për pozitën e presidentit nga LVV, është Glauk Konjufca, transmeton Telegrafi.

“Së pari, vlen të theksohet se 38.51% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se është e drejtë e LVV-së për ta kërkuar pozitën e presidentit dhe kandidati më potencial nga radhët e LVV-së për këtë pozitë është cilësuar Glauk Konjufca (34.74%). Ndërkaq, se kjo e drejtë i takon LDK-së janë pajtuar 14.97% e pjesëmarrësve ku edhe kandidatja potenciale për presidente është cilësuar Vjosa Osmani (39.06%) duke u pasuar më pas nga Isa Mustafa (12.5%)”, thuhet në sondazhin e realizuar nga Pyper.

GRANDEMALL

Kurse 43.8% e pjesëmarrësve në sondazh kanë konsideruar se pozita e kryeparlamentarit duhet t’i takojë LDK-së, kurse për LVV kanë thënë 29.46 %.

Sipas sondazhit të Pyper përgjegjës kryesor për mosarritjen e marrëveshjes deri tani konsiderohet LDK-ja (45.38%), duke u pasuar më pas nga LVV-ja (14.97%), ndërkaq rreth ⅕ e pjesëmarrësve konsiderojnë që të dy partitë janë përgjegjëse për gjendjen e tanishme politike, pra për mosarritjen e një marrëveshje që është me rëndësi të madhe për vendin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.