Mobi Casa

Sondazhi: Arifi i PDK-së prinë në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas sondazhit të bërë nga OJQ “IRP”, PDK me në krye Nexhmedin Arifin në zgjedhjet e 3 Nëntorit do të prijë me 34.35 % të votave, pasuar LVV me Salih Salihun në krye, që do të ketë 23.84% të votave. Nga këto matje shihet se këto dy parti sipas të gjitha gjasave do shkojnë në balotazh. Në vendin e tretë sipas sondazhit radhitet LDK me Sokol Halitin, që do të ketë rreth 22.10 % të votave, pasuar nga AAK me Hafir Hoxhën në vendin e katërt me 14.92 % të votave. Ndërkaq 36 respondentë kanë thënë se do të votojnë për tjetër kandidat, apo ende nuk janë të përcaktuar.

Sondazhi është bërë prej datës 01.10.2013 deri më datën 06.10.2013. Në sondazh janë anketuar 1000 respondentë, qytetarë mbi moshën 18 vjeçare me të drejtë vote, nga komuna e Vitisë. Prej tyre 200 kanë qenë nga qyteti i Vitisë e 800 respondentë kanë qenë nga të gjitha lokalitetet, respektivisht fshatrat, e komunës së Vitisë.

Sondazhi është bërë nga njerëz profesionalistë, duke zbatuar teknikat e sondazheve që aplikohen edhe nga institutet me kredibilitet në botë. Mundësia e gabimeve në këtë sondazh është +3% deri -3 %.

RCCOLA

Nga sondazhi shihet se asnjë kandidat nga pretendentët për kryetar komune nuk do të fitojë në rrethin e parë të votimit. Siç shihet nga tabela e rezultateve të sondazhit, PDK me në krye Nexhmedin Arifin ka të sigurt shkuarjen në balotazh për rrethin e dytë të votimit, ndërsa parashihet një garë e ngushtë mes kampit të LVV dhe LDK-së , të cilat kanë një përqindje shumë të përafërt, që i bën këto zgjedhje një ekuacion me dy të panjohura.

Sondazhi nuk është bërë për vendet e partive politike për këshilltarë në asamblenë komunale.

Tabela e rezultateve të sondazhit është siç vijon. Numri i respondentëve 1000 , derisa sipas sondazhit për Nexhmedin Arifin do të votojnë 34.35 %, për VV dhe Salih Salihun 24.84 %, për Sokol Halitin 22.10 % dhe , për Hafir Hoxha nga AAK 14.29 %./rajonipress/