FITORJA

Sommaruga, shqiptarëve: “Mësojeni gjuhën!”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Duke mësuar gjuhët e vendit, shqiptarët do të integrohen më mirë dhe problemet do të reduktohen”, thotë ministrja Sommaruga për albinfo.ch

Në takimin “Dialogu i integrimit dhe bota e punës” që u mbajt të martën në Bernë ka marrë pjesë edhe ministrja e drejtësisë në Qeverinë e Zvicrës, Simmonetta Sommaruga. Në një bashkëbisedim të shkurtë për albinfo.ch, ajo ajo ka folur edhe për imazhin e shqiptarëve në Zvicër.

E lutur që të flasë lidhur me karakterin e këtij takimi, nëse ai paraqet një kthesë në debatet për integrimin ose është vetëm vazhdimësi e tyre, Sommaruga thotë: Ka qenë një aktivitet shumë i rëndësishëm pasi që sot politika, ekonomia, shoqëria civile, shoqatat, të gjitha janë bërë bashkë dhe janë pajtuar me qëndrimin se integrimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë. Të gjithë këta aktorë ishin të pajtimit se integrimi patjetër do të funksionojë nëse të gjithë angazhohen në këtë drejtim, në bashkëveprim njëri me tjetrin”.

ARKATANA

Mësimi i gjuhëve të vendit është me rëndësi bazike për të huajt, andaj edhe për shqiptarët në Zvicër, ka thënë Sommaruga, e pyetur nga albinfo.ch për imazhin e shqiptarëve në Zvicër.

“Më e rëndësishmja për të gjitha grupet e huaja në Zvicër është që të mësojnë gjuhët e vendit. Me këtë veprim ata mund të komunikojnë dhe shkëmbejnë me të tjerët. Kështu do ta kuptojnë njëri tjetrin. Unë besoj se edhe për shqiptarët është shumë me rëndësi që të mund të flasin njërën nga gjuhët nacionale. Në atë rast ata mund të komunikojnë dhe kështu për ta do të jetë më e lehtë të gjejnë një vend të punës. Në këtë mënyrë shqiptarët do të jenë të integruar mirë dhe rrjedhimisht, problemet për të cilat flitet do të jenë të reduktuara në masë të madhe.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.