ARKATANA

Solomon i Ballkanit i jashtëzakonshëm, për katër minuta mposhtë Dritën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në javën e 13 të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0, për të rimarrë kreun e tabelës së klasifikimit.

Futbollisti më i mirë sot në fushë sulmuesi Solomon ishte enigmë e pa zgjidhur për futbollistët e Dritës, i cili
me dy golat e tij i dhuroi skuadrës së tij tri pikë të reja për të rimarrë lidershipin në tabelë.

Në pjesën e parë skuadra vendëse Ballkani kishte më tepër nga loja, por të dy skuadrat nuk rrezikuan seriozisht
portat kundërshtare.

Në pjesën e dytë “portokallinjët” e Ballkanit, ishin një skuadër krejtësisht tjetër.
Në minutën e 54 sulmuesi Solomon me lehtësi arriti ta zhbllokon rezultatin duke e mposhtur Faton Malokun e Dritës, 1-0.

Katër minuta më vonë, Solomon edhe një herë del në skenë dhe mposhtë për të dytën herë Malokun me gol të jashtëzakonshëm për 2-0.

Për golin e dytë, arbitri Genc Nuza është këshilluar me VAR-in dhe konfirmon se goli ishte i rregullt.

ARKATANA

Tek Drita raste shënimi pati Simonovski në minutën e 72 e 90 në të parën portieri Frashëri mbron ndërsa në rastin e
dytë topi përfundon jashtë portës.

Ndërsa mbrojtësi Cuculi në minutën e 88 në vend të portës godet shtyllën e portierit Frashëri.

Në minutën e 91-të, Jashari i Dritës ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së pa lejuar të tij.

Pas 13 javëve Ballkani pozicionohet në pozitën e parë me 22 pikë, ndërsa Drita në pozitë të dytë me dy pikë më
pak.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita e pret Drenicën në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.