UBT

Solokëngëtarja gjilanase Elonë Sadiku performoi në Filharmoninë e Berlinit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Solokëngëtarja e re gjilanase, Elona Sadiku, ka performuar në Filharmoninë e Berlinit më 06.08.2022, ku është paraqitur me veprën “Mother Theresa” të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, me përcjelljen e harmonikës nga instrumentisti i famshëm gjerman Felix Kroll dhe kori Siparantum, me dirigjent Memli Kelmendi.

Elona, thotë të jetë shumë e lumtur me këtë arritje të sajën së bashku me Korin Siparantum.

Edhe kryesia e korit Siparantum shprehen se janë vërtetë të lumtur që për herë të parë në historinë e muzikës korale shqiptare, një kor nga Kosova ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në Berliner Philharmoniker.

Mobi Casa

Në këtë skenë kanë përformuar artistët më të mëdhenj të muzikës klasike në botë, e konsiderohet ëndërr e çdo artisti. Përgatitjet për këtë koncert kanë filluar tash e disa muaj falë vullnetit dhe sakrificës së koristëve vullnetarë por me qëllim të përbashkët të promovimit të vlerave tona kulturore në skenat më të mëdha botërore. Përveç pikave korale të lartpërmendura ata kënduan edhe “Coronation Anthems” nga Handel, ku performuan së bashku me katër kore nga vende të ndryshme të Evropës, nën dirigjimin e dirigjentit të famshëm botëror Simon Carrington.

Photo © Peter Adamik

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.