UBT

Solidariteti i kompanisë “AR KATANA” nuk ka të ndalur, mbi 400 pako ushqimore për familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR KATANA” të mërkurën ka nisur shpërndarjen e mbi 400 pakove ushqimore për familjet skamnore. “E ndiej vërtet për obligim që të solidarizohemi me të gjitha ato familje që e ndiejnë mungesën e ushqimit në sofrën e ditës së Bajramit. Gati gjatë tërë muajit të Ramazanit kemi ndihmuar dhe përkrahur familjet nevojtare” thotë Muhamet Ajrullahu.

Rreshti ishte i gjatë para selisë së kompanisë “AR KATANA’ për të marrë pakot ushqimore familjet nevojtare. Shtresa të ndryshme të shoqërisë kërkojnë dhe marrin këto ndihma, që një pako kap vlerën e 70 eurove.

Mobi Casa

Muhamet Ajrullahu pronar i gjigantit të ndërtimit thotë për rajonipress se ndihet i lumtur që ka mundësi ta përkrah këtë kategori. “Unë ndiej edhe keqardhje për çfarë situata jemi ardhë si shtet dhe shoqëri, por në anën tjetër jam krenar që po kam mundësi me ju dal në ndihmë familjeve skamnore. Mbi 400 pako ushqimore do të dhurohen, duke mos harruar këtu edhe ndihmat dhe kontributet tjera që kemi dhënë gjatë gjithë muajit të Ramazanit” u shpreh Ajrullahu.

Ajrullahu tha se të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë drejtim është mirë të solidarizohen sepse vetëm kështu e tregojmë shpirtin tonë human e solidar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.