ARKATANA

Solemnitet për hapjen e shkollës shqipe në Melbourn

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ditë më parë në Melbourne të Australisë është hapur një shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së shkollës, ku veç tjerash ka dhuruar abetaren në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë, ai ka bërë një postim në facebook.

Ditë më parë në Melbourne të Australisë është hapur një shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së shkollës, ku veç tjerash ka dhuruar abetaren në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë, ai ka bërë një postim në facebook.

HW

«Mora pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në Melbourne. Ju dorëzova Abetaren e Përbashkët Shqipëri – Kosovë dhe literaturë tjetër plotësuese. Mësimi i gjuhës shqipe është një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nxënësit do të mësojnë për kulturën dhe historinë tonë kombëtare dhe do ta ndjejnë veten krenarë për përkatësinë e tyre kombëtare.

Falënderime institucioneve australiane të arsimit për mbështetjen e mësimit shqip. Falënderime të veçanta për mësuesin, prindërit dhe organizatorët për iniciativën, përkushtimin dhe angazhimin. I ftoj bashkatdhetarët në gjithë Australinë dhe Zelandën e Re që të ndjekin këtë shembull. Të gjithëve ju konfirmoj mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës për mësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare», shkruan ambasadori Kiçmari./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.