Fundamenti

Solemnisht shënohet festa më e madhe kombëtare

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Xhafer Leci – Shoqata “Pavarësia”në Stuttgart të Gjermanisë, në një sallë të madhe, e mbushur me mërgimtarë, solemnisht manifestoi 104-vjetori i pavarësisë të Shqipërisë.

Tubimin e hapën moderatorët, Blerim Aliu dhe Ardita Gashi.
Fillimisht, me nga një minutë heshtje u nderuan Flamuri Kombëtar dhe të rënët për liri. Në skenë u paraqit Ansambli profesionist “Pavarësia”, me vallen e bukur “Vallja e Shotës”. Musafirët dhe pjesëmarrësit i përshëndeti nënkryetari i Shoqatës, Xhevdet Syla, si, z.Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj, Hazbi Sylejmani, Imam në Xhaminë e Stuttgart-it, Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”, Lon Karrica, këshilltar i Kishës Katolike, Ali Sylejmani, veprimtar, Ali Berisha,veprimtar, Refki Bytyqin, kyetar i Qendrës Kulturore Felbach dhe Shaha Bytyqi, arsimtare, këngëtarët; Shaqir Cërvadiku, Benita Pula dhe rapsodin Shaban Çelaj.

Ai, në vazhdim, lexoi edhe fjalën e rastit.
Kryetari i kësaj Shoqate, Baki Musafi, pjesëmarrësve ua uroj Festën e Flamurit, dhe, në shenjë respekti, ju ndau tri familjeve të heronjëve Dekorata dhe Mirënjohje: Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Në emër të familjes Çekaj, Smajl Çekaj, e pranoj Mirënjohjen, përshëndeti, uroj për Festën e pavarësisë së Shqipërisë,dhe falënderoj organizatorët për punën e mirë, dhe për ndarjen e Dekoratës dhe Mirënjohjes. Ndërsa, familjarët Jashari dhe Pajaziti, nuk kishin mundur të marrin pjesë, por kishin dërgue përshëndetje dhe falënderime, për organizatorët dhe duke ua uruar Festën e Flamurit.
Përsëri në skenë u paraqitë Ansambli “Pavarësia” me valle dhe recitime.

Rapsodi Shaban Çelaj, recitoi dhe këndoi këngën për pavarësinë e Shqipërisë, edhe i riu Besnik Bekteshi, këndoi një këngë, poashtu, për pavarësinë e Shqipërisë.

Mobi Casa

Programi vazhdoi me këngëtarët e mirënjohur, Shaqir Cërvadiku dhe Benita Pula. Ansambli “Pavarësia” ju bashkëngjit pjesëmarrësve të tubuar më vallëzime, deri në orët e vona të natës.

Pak fjalë për Shoqatën “Pavarësia”: U themelua dhe filloi menjëherë me aktivitetet e saja në vitin 2010, ndërsa zyrtarisht u regjistrua tek organet gjermane në janar të vitit 2011-të.

Edhe pse është një shoqatë e re, shpejtë ka arritur një përvojë pune, e cila ka dhënë rezultate në shumë fusha, si në kulturë me organizimin e promovimeve të librave, të festave kombëtare, me grumbullimin e mjeteve materiale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.