Uji Dea

Sokrati dhe Tomas Hobsi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mehmetali Rexhepi – Në thelb të bëmave, që nga lashtësia, janë po këto mynxyra, ndonëse shfaqen në variante të ndëshkimit jo të personazheve bartës të së keqes, por të atyre që demaskojnë të keqen, duke afruar të mirën si vlerë për të gjithë, dhe assesi vetëm për dikë e në shërbim vetëm të dikujt…

Diktatorët, të ligjët e çdo shtresimi shoqëror fuqizohen pos përmes pushtetit. Shumë të dobët e mjeranë janë jashtë partive, jashtë klaneve, jashtë mekanizmave që nuk përfaqësojnë forcë pushtetore, të cilën e arritën me demagogjinë e tyre dhe me hapësirën demagogjike që ua lë indiferenca jonë… Oportunizmi i çdo shoqërie njerëzore favorizon tiranët, gjysmakët, të shpifurit dhe, ata tek ne mund të shpallen madje edhe idhuj, tu ngriten shtatore, të ngriten në maja të hierarkisë pushtetore, pa sakrifikuar asnjë thua të njërit gisht të dorës!

Shembuj demagogësh të shndërruar në diktatorë në mjedisin tonë ka aq tepër, sa mjafton të të astëthohet jeta, nisur nga kryetari i komunës e vartësit e tij deri tek ministra e maja e kupolë pushtetore. E tmerrshme dhe e dhimbshme njëkohësisht për mendje-ndriturit e nëpërkëmbur,të përbuzur, pa ndikim…

Mobi Casa

Aty ku anti vlera është kthyer në vlerë… Liria, demokracia kundërmojnë si lagjet pa ujësjellës, pa kanalizime, pa fisnikëri njerëzore,mjedisore dhe përtrollitet urtia e trishtë e Tomas Hobsit: Homo homini lupus est.(Njeriu për njeriun është ujk). Domethënë raca njerëzore njeh dhe zbaton vetëm të drejtën e luanit.

Andaj, shumë cinike tingëllojnë fjalimet për dëshmorët në përvjetorët e tyre… Në vend të nderimit dëshmorët rivrahen nga përfituesit e gjakut të tyre. Ironi ende e pa frenuar… Kësisoj përsëritet historia,kësisoj gjykohet me pirje të helmit Sokrati ynë bashkëkohor… Nderime!

Mehmetali Rexhepi
Gjilan, gusht 2014

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.