Sokoli nuk ndalet, çdo ditë përuron rrugë të reja
Viti – Sokol Haliti ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në Sadovinë të Çerkezve. Në fshatin Sadovinë të Çerkzeve ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Turjana” rrugë kjo unazore e cila lidhët edhe me rrugën “Pllavca”.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar sot punimet në realizimin e këtij projekti infrastrukturor e cila po financohet me mjete vetanake të komunës së Vitisë.
Ata u pritën nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale lidhur me këtë projekt që për ta ka një rëndësi të veçantë.
Fatmir Islami, Kryetar i fshatit Sadovinë e Çerkezëve tha se asfaltimi i rrugëve “Turjana” dhe “Pllavca” krijon një rrugë unazore e cila mund të shfrytëzohet edhe si rrugë alternative. “Kjo rrugë është e një rëndësi të veçantë jo vetëm për banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge por edhe për fshatin në përgjithësi sepse mund të shfrytëzohet edhe si rrugë alternative e fshatit” u shpreh Islami.
Ai po ashtu falënderoj komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për projektet të cilat janë realizuar në këtë fshat në fushën e infrastrukturës duke potencuar se komuna ka bërë edhe asfaltimin e dy rrugëve të tjera me rëndësi të veçantë si rruga që të çon në drejtim të xhamisë së fshatit dhe të shkollës./rajonipress/


