Sokoli nuk ndalet, asfaltohet rruga “7 Marsi” në Kabash
Viti – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “7 Marsi” në Kabash, rrugë kjo e cila kap një gjatësi prej 800 metrash.
Për të inspektuar punimet në këtë rrugë, ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu me bashkëpunëtor.
Rruga “7 Marsi” në Kabash, është pjesë e projektit të përbashkët të asfaltimit të rrugëve që po bëhen në për lokalitetet e komunës së Vitisë nga buxheti komunal./rajonipress/


