Sokoli nuk ndalet

Viti – Sokol Haliti as të martën nuk është ndalur duke vazhduar me vizitat e tij nëpër projektet që janë duke u kryer ose disa edhe duke filluar së realizuari. Haliti ka përuruar fillimin e kanalizimit në Lubishtë dhe ka inspektuar punimet në ndërtimin e trotuarit në Skifteraj.
Në fshatin Lubishtë të Vitisë kanë filluar të martën punimet në ndërtimin e kanalizimit. Përurimin e fillimit të këtij projekti e ka bërë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, si dhe me banorë të këtij lokaliteti. Ky projekt financohet nga Komuna e Vitisë dhe kap vlerën e 204.383.48€, raporton rajonipress.
Kreu i komunës ka inspektuar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Skifteraj.
Haliti ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e ndërtimit të trotuarit në fshatin Skifteraj. Ky projekt financohet nga buxheti komunal i Vitisë dhe kap vlerën e 28.423.82€.
Haliti është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe ka thënë se projekti i tij për të pasur një infrastrukturë të rregulluar dhe avancuar po bëhet realitet. “Buxheti jonë do të prek çdo cep të Vitisë dhe të fshatrave të saja. Po bëjmë përpjekje që të jemi sa më afër nevojave që kanë qytetarët në këto faza emergjente” tha Haliti. /rajonipress/