UBT

Sokoli dhe “Eco-Higjiena” punojnë edhe të dielave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Që në orët e paradites së dielë, ka filluar aksioni për pastrimin e Lumit “Morava”, përgjatë fshatrave Skifteraj, Budrikë e Radivojc, zonë kjo e cila për vite me radhë përballet me vërshime.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, lidhur me këtë iniciativë theksoi se është ndërmarrë pas konsultimeve që janë bërë me gjitha grupet parlamentare, këshillat e fshatrave, shoqërinë civile etj. “Kemi vendosur të fillojmë aksionin e përgjithshëm të pastrimit të Lumit “Morava”, sidomos në pikat ku është i dëmtuar shtrati i lumit nga ku edhe vijnë vërshimet për vite me radhë. Vendimi ka qenë i prerë që të fillohet sot dhe për fat të mirë i janë përgjigjur të gjithë si kompania “Hidromorava”, “Eco-Higjiena”, njësia e zjarrfikësve, kompani të ndryshme, këshilltarë komunal e qytetarë të shumtë të cilët e kanë kuptuar nevojën e domosdoshme, ngase shpesh herë e kemi thënë se sfidë numër një është Morava për komunën e Vitisë. Ne nuk kemi guxuar që të lejojmë që të hyjmë në këtë dimër me këso kushtesh, me këto dëmtime të shtrati të lumit dhe se sa do të arrijmë që të rregullojmë këtë pjesë nuk e di, por vullneti është maksimal. Ne jemi të gjithë bashkë dhe këtë sfidë e kemi të përbashkët”, ka thënë Haliti i cili ka apeluar te institucionet qendrore për ndihmesë të këtij projekti të rregullimit të shtratit të Lumit Morava.

Ky aksion që është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës Sokol Haliti e që do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ka për qëllim eliminimin e defekteve që janë përgjatë shtratit të Lumit “Morava”, ku si pasojë e kësaj këto fshatra për vite me radhë përballen me vërshime.

UBT

Aksioni është përshëndetur edhe nga kryetarët e fshatrave Radivojc, Skifteraj e Budrikë si dhe qytetarët të cilët shpresojnë që me fillimin e këtij aksioni, do të marrë fund edhe ankthi me të cilin ballafaqohen ata çdo vit, sidomos në stinën e pranverës kur ballafaqohen me vërshime dhe dëme të shumta.

Aksioni është përkrahur edhe nga kompanitë e ndryshme private që i janë përgjigjur këtij aksioni me makineritë e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.