Mobi Casa

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i ri i AAK-së në Gjilan, drejtuesit e partisë premtojnë fuqizim të Aleancës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të takimeve me degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Gjilanit, morën pjesë Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Ahmet Isufi dhe Nazim Gagica, ku u diskutua për organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në këtë komunë. Në Kuvendin e mbajtur me strukturat e degës, me mbështetje unanime, kryetar i ri i Aleancës në Gjilan u zgjodh Sokol Haziri.

Përfaqësuesit e AAK-së e vlerësuan Hazirin si një bashkëpunëtor të dëshmuar ndër vite, me përvojë institucionale dhe përkushtim ndaj qytetarëve, duke theksuar se riorganizimi i organeve të partisë është dëshmi e fuqizimit të Aleancës në çdo nivel.

“Bashkë do të vazhdojmë punën në teren për të jetësuar vizionin tonë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën”, u tha gjatë takimit, duke uruar sukses për udhëheqjen e re të degës.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, kryetari i sapozgjedhur, Sokol Haziri, deklaroi se do të angazhohet maksimalisht për rikthimin e besimit qytetar ndaj AAK-së.

“Do të punoj dhe veproj me të gjitha kapacitetet profesionale dhe kadrovike për ta kthyer besimin e AAK-së në vendin e merituar në skenën politike”, tha Sokol Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.