RCCOLA

Sokol Haziri: Vizita e Kryeministrit në Gjilan paradë partiake e pakuptimtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nevojë për zhvillim të gjithmbarshëm dhe jo të mbetet “Zorrë Qorre” ndërsa më së pakti ose fare s`ka nevojë për sfilata politiko – populliste dhe premtime të parealizueshme thotë Sokol Haziri nga Grupi Qytetar për Vetëqeverisje në Gjilan..

Duke komentuar ardhjen e Albin Kurtit në Gjilan dhe mungesën ekstreme të investimeve nga qendra në Gjilan, Sokol Haziri nga Grupi Qytetar për Vetëqeverisje në Gjilan (GPQ) thotë se është vërtet e pakuptimtë që Kryeministri të bëjë vizitë në Gjilan me plot gojën premtime të reja, ndërsa duke i mos përmendur premtimet e mëhershme.

RCCOLA

Ku është premtimi i tij për përfundimin e autostradës së Gjilanit në këtë vit?
Ku është Stadiumi i qytetit ?
Çfarë po ndodhë me Objektin e filluar nga qeveritë e kaluara, përball Gjykatës Themelore, tanimë të degraduar të Policisë së Kosovës?
Meqë ishte këtu në vizitë a u informua për sa realizuan për ketë vit buxhetin e ndarë për investime kapitale Drejtorit e caktuara.
Nuk di nëse e pa rrugën në qendër të qytetit, pa sinjalizim horizontal dhe jo vetëm kjo.
Ka shumë ngecje në zhvillim sa që vërtet e bëjnë të pakuptimtë ketë paradë partiake.
Komuna e Gjilanit ka nevojë për zhvillim të gjithmbarshëm dhe jo të mbetet “Zorrë Qorre” ndërsa më së pakti ose fare s`ka nevojë për sfilata politiko – populliste dhe premtime të parealizueshme ka thënë Sokol Haziri./rajonipress/