ARKATANA

Sokol Haziri thirrje qytetarëve: Vota e 7 qershorit është vendim për të ardhmen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Sokol Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të vendit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Haziri ka theksuar se dita e zgjedhjeve përfaqëson një moment të rëndësishëm për Kosovën, ku secila votë ka peshë dhe ndikim në ndërtimin e institucioneve dhe politikave që do të udhëheqin vendin në vitet e ardhshme.

Ai ka kërkuar mbështetje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 128, duke e cilësuar këtë subjekt politik si një alternativë të përkushtuar për zhvillim, përfaqësim të denjë dhe forcim të shtetit. Sipas tij, qytetarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj proceseve demokratike, por të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje.

United Hospital

“Vota juaj është zëri juaj për zhvillim, përfaqësim dhe një Kosovë më të fortë. Mos lejoni që të tjerët të vendosin në vendin tuaj”, ka theksuar Haziri, duke ftuar qytetarët që më 7 qershor të mbështesin AAK-në.

Mesazhi i tij përmbyllet me një thirrje për unitet dhe përgjegjësi qytetare, me bindjen se Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova meritojnë një të ardhme më të sigurt, më zhvillimore dhe më përfaqësuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.