Sokol Haziri: Në Gjilan kemi sundim e jo qeverisje
Gjilan – Sokol Haziri ish themelues i AAK-së të premten edhe zyrtarisht ka aderuar në PDK. Haziri me këtë rast tha se në Gjilan aktualisht kemi sundim nga Lutfi Haziri e Rexhep Kadriu e jo qeverisje për qytetarët. Zenun Pajaziti tha se PDK shumë shpejt do ia kthejë namin qytetit.
Sokol Haziri ish themelues i AAK-së në Gjilan i shoqëruar nga 20 pjesëtar të tjerë familjar e aktivist ka aderuar në degën e PDK-së në Gjilan raporton rajonipress.
Aderimin e Sokol Hazirit e ka përshëndetur Zenun Pajaziti kryetar i degës së PDK-së i cili tha se jo vetëm ky aderim që i bënë nder PDK-së, po edhe aderimet e tjera që pritet të vijnë do ia kthejnë namin PDK-së dhe punës së mirë që ajo ka pasur në qeverisjen e saj.
Pajaziti tha se Sokol Haziri e ka nderuar PDK dhe nga ky prizëm ai do të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e PDK-së.
Pajaziti tha se në degën e PDK-së në Gjilan është kthyer me kërkesën e shumë aktivistëve e qytetarëve të cilët duan një ndryshim dhe një ofertë tjetër në qeverisje. “Dizajni dhe oferta e PDK-së nuk do të krijohet nëpër zyre, por burim kryesor do të ketë kërkesat e qytetarëve të saj. Ne do të dalim me një ofertë serioze, me një ofertë të re e të dizajnuar nga njerëzit profesionist” tha Pajaziti.
Pajaziti tha se Gjilani ka shumë sfida sepse ka mbetur i anashkaluar dhe ne do të mundohemi që këtë pasivitet ta ngjallim arsyeshëm dhe në interes të qytetarëve të saj.
Sokol Haziri ndërkaq tha se në PDK ka kaluar pa asnjë kusht.”Gjilani ka nevojë për një qeverisje të re dhe jo për sundimtar. Aktualisht Gjilani sundohet nga Lutfi Haziri e Rexhep Kadriu dhe më së paku mund të flitet për qeverisje. Koha e ndryshimeve po vije dhe unë aspak nuk kam hezituar që të jem pjesë e këtyre ndryshimeve” tha Haziri.
Haziri madje tha se shyqyr që populli nuk e din se nga kush po udhëhiqet./rajonipress/


