FIDANISHTJA

Sokol Haziri jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sokol Haziri njëri nga kuadrot më të mira që ka pasur AAK dhe qeverisja komunale ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Haziri ka përmendur arsyet e shumta që detyruan të ofrojë dorëheqje derisa ka thënë se nuk po respektohen organet e partisë sepse në vend të tyre në mënyrë të paautorizuar, vendimet krye në vete po i merr Rexhep Kadriu. Haziri ka dhënë shumë akuza në drejtim të Rexhep Kadriut dhe koalicionit LDK- AAK.

Sokol Haziri nga e marta edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e AAK dhe asnjë organi të këtij subjekti politik. Sokol Haziri i cili thotë se është ndërruar dhunshëm dhe është larguar nga pozita e drejtorit të shërbimeve publike ka marrë përkrahje të fuqishme nga shoqëria civile meqë ishte pothuajse kuadri i vetëm në komunë që punonte dhe ishte transparent edhe me publikun edhe me qytetarin e komunës, raporton rajonipress/

Në një konferencë për media Sokol Haziri tha se dorëheqja atij i është kërkuar në kulmin e suksesit të tij.”Në emër të dinjitetit tim personal në shprehje të papërgjegjshmërisë më të lartë politike, etike e morale deklarojë dorëheqjen time të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mija si dhe anëtarësia e AAK”.

Haziri duke përmendur arsyet e dorëheqjes tha se mbi të gjitha nuk po respektohen organet e partisë sepse në vend të tyre në mënyrë të paautorizuar, vendimet krye në vete po i merr kryetari i degës Rexhep Kadriu.

ARKATANA

Sipas Hazirit gjithashtu nuk po respektohet statuti dhe vullneti i anëtarësisë, interesat personale janë vënë mbi ato të përgjithshmet, gënjeshtra dhe mashtrimi i anëtarësisë dhe të tjerëve është ngritur në sistem, në vend të politik bërjes morale dhe legale në interes të qytetarëve, po instalohen praktika moniste dhe antidemokratike dhe tendenca për të krijuar lidership të paprekshëm e të pazëvendësueshëm në nivel dege.

Haziri ndërkaq tha se koalicioni qeverisës në nivel të komunës, pjesa e AAK-së është shndërruar në instrument të servilitetit dhe përuljes në raport me LDK-në.
“Duke qenë në mënyrë aktive pjesëmarrës dhe ekzekutues në diferencimin e shërbyesve civil që nuk janë pjesë e anëtarësisë AAK-LDK, dhe veprime të tjera në kundërshtim me ligjin, në ushtrimin e përgjegjësive publike, për të cilat jam i sigurt që organet e drejtësisë do t`i trajtojnë meritueshëm. Andaj për të mos qenë pjesëmarrës asnjëherë dhe me asnjë veprim, edhe pse jam njëri nga themeluesit, jo vetëm në nivel të degës, me keqardhje dhe jo lehtë deklaroje dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë që kam si dhe nga të qenurit anëtar i AAK-së”.

Haziri tha se pavarësisht presioneve për të më shmangur nga bindjet e mija që të ju shërbej qytetarëve me pastërtinë me të thellë morale e etike dhe nga tentativat për të më bërë pjesë të klaneve e interesave të ulëta individuale, mbetem i përkushtuar në përcaktimin tim për angazhim të sinqertë, të dinjitetshëm dhe për respektimin absolut të ligjit dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.