United Hospital

Sokol Haziri fton qytetarët e Gjilanit të mbështesin AAK-në: Vota e 7 qershorit është vendim për të ardhmen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Sokol Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin AAK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Haziri ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, duke e cilësuar votën si instrumentin më të fuqishëm për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të vendit.

“Vota juaj është vendim për të ardhmen e Kosovës. Ju ftojmë që me besim dhe vendosmëri ta mbështesni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe ekipin e saj, duke votuar numrin 128 në fletëvotim”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, AAK paraqitet para qytetarëve me një program dhe ekip që synon zhvillimin ekonomik, forcimin e sigurisë dhe krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë, familjet dhe bizneset në mbarë vendin.

Eco Higjiena

Haziri ka theksuar se çdo votë ka rëndësi të veçantë dhe se mbështetja qytetare është çelësi për realizimin e objektivave dhe projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Në prag të zgjedhjeve, strukturat e AAK-së në Gjilan po vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren, duke takuar qytetarë dhe duke prezantuar programin e partisë, me synimin për të siguruar mbështetje sa më të gjerë në procesin zgjedhor të 7 qershorit.

“Më 7 qershor – voto 128, voto AAK”, është mesazhi që po përcillet nga drejtuesit dhe aktivistët e Aleancës në kuadër të fushatës zgjedhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.