United Hospital

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan, Sokol Haziri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e nga 100 euro për qytetarët pak ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si keqpërdorim të parasë publike për qëllime elektorale.

Në reagimin e tij publik, Haziri ka deklaruar se ndihma për qytetarët duhet të jetë obligim institucional dhe jo mjet për ndikim politik në prag të votimit.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ‘dhurata zgjedhore të babadimrit’, por për paga më të larta, zhvillim ekonomik, vende pune dhe politika afatgjata sociale”, ka theksuar ai.

United Hospital

Sipas Hazirit, përdorimi i buxhetit të shtetit për përfitime politike cenon standardet demokratike dhe integritetin e procesit zgjedhor. Ai ka ngritur dyshime se ky vendim mund të ketë për qëllim ndikimin e votuesve në prag të zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar se mund të ekzistojnë elemente të veprave penale që lidhen me cenimin e procesit zgjedhor, bazuar në Kodin Penal të Kosovës dhe legjislacionin zgjedhor.

Haziri e ka cilësuar këtë praktikë si “recidivizëm të qëllimshëm për manipulim”, duke shprehur shpresën që, sipas tij, të jetë rasti i fundit i përdorimit të mjeteve publike për ndikim elektoral.

Në fund të reagimit të tij, ai ka theksuar se “vota e qytetarëve nuk blihet me 100 euro” dhe se dinjiteti i qytetarëve të Kosovës është më i vlefshëm se çdo përpjekje për manipulim me paratë e taksapaguesve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.