UBT

Sokol Haliti voton me familjen, fton qytetarët për pjesëmarrje me qetësi dhe përgjegjësi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Viti, Sokol Haliti, ka ushtruar të drejtën e votës së bashku me familjen e tij, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.

Përmes një postimi të publikuar pas votimit, Haliti u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet, duke theksuar se fuqia e shtetit buron nga angazhimi i secilit qytetar.

“Bashkë me familjen, e ushtruam të drejtën tonë demokratike të votës. Ju ftoj të gjithëve që të votoni me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet, sepse Republika jonë bëhet më e fortë me pjesëmarrjen e secilit”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Mesazhi i Halitit vjen në ditën e zgjedhjeve, duke nënvizuar rëndësinë e kulturës demokratike dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Ai ka inkurajuar votuesit që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të kontribuar në forcimin e institucioneve dhe të demokracisë në vend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.