Sokol Haliti viziton Universitetin e Gjilanit
Gjilan – Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pritur në një takim kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorin komunal për arsim Qahil Sinani dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Gjatë këtij takimi, Sadik Haxhiu, Prorektor për Çështje Mësimorë në Universitetin “Kadri Zeka”, fillimisht ka informuar kryetarin Haliti për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit.
Prorektori Sadik Haxhiu ka thënë se si universitet jemi të hapur për bashkëpunime në fusha të ndryshme, duke ritheksuar rëndësinë e universitetit sa i përket dijes dhe shkencës.
Nga ana tjetër kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar prorektorin Haxhiu për pritjen e ngrohtë që i është bërë.
Ai tha se Universiteti gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Komunës së Vitisë dhe si komunë do të jenë të gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi./rajonipress/


