RCCOLA

Sokol Haliti: Viti 2015 do të sjell edhe më shumë perspektivë

/ 3 minuta lexim

Viti – Kreu i Vitisë Sokol Haliti thotë se në vitin 2014 kanë bërë një punë të mirë duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe duke ecur, prekur e dëgjuar shumë halle të banorëve, duke vizituar shumë lokalitete dhe duke parë nga afër të gjitha projektet që kemi realizuar gjatë vitit 2014. Nga zemra ju urojë Vitin e Ri të gjithë qytetareve të Vitisë me shpresën se ky vit do të jetë edhe më i favorshëm për jetën e tyre.

Ngjarjet e vitit që po e kalojmë, do të hyjnë në arkivin e të shkuarës, por do të na shërbejnë përherë për perspektivë. Sot, unë jam me ju, jo vetëm për t’ju përshëndetur në këtë fund vit, por më tepër se kaq thuhet në urimin e Sokol Halitit drejtuar qytetarëve të Vitisë.

Jemi në përfundim të vitit 2014 dhe këto çaste zakonisht krijojnë emocione, që na e kujtojnë të kaluarën dhe na japin shtytje për të ardhmen duke bërë bilancin e këtyre 365 ditëve.

Ngjarjet e vitit që po e kalojmë, do të hyjnë në arkivin e të shkuarës, por do të na shërbejnë përherë për perspektivë. Sot, unë jam me ju, jo vetëm për t’ju përshëndetur në këtë fund vit, por më tepër se kaq thuhet në urimin e Sokol Halitit drejtuar qytetarëve të Vitisë.

Unë ju ftoj të gjithëve, pa dallime partiake e fetare, pa dallim gjinie e kombësie që të hedhim së bashku, një vështrim tek rruga që kemi bërë. Të evidentojmë vlerat e krijuara dhe t’i bëjmë ato pjesë të jetës së përditshme.

KKVITI

Jam i bindur se 2014-ta, ishte një gur themel në rrugëtimin drejtë së ardhmes për komunën tonë, një rrugëtim që do e bëjmë së bashku për të realizuar synimet tona.
Besimi tek vetvetja është domosdoshmëri për të përballuar sfidat e vitit që po hymë dhe shprehi bindjen se viti që po e lëmë pas do të jetë një vit për zgjidhje të qëndrueshme !

Sot, sikur asnjëherë më parë, kemi të gjitha arsyet për të qenë ndryshe, për ta parë perspektivën tonë, për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë.

Qytetarë të nderuar të komunës së Vitisë, ne do të jemi në dispozicionin tuaj që të kontribuojmë me gjithë potencialin që kemi, duke mos kursyer asgjë që zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën tonë në vitin e ri 2015 të kenë efektin pozitiv për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallime politike, fetare e kombësie.

Uroj që Viti i Ri të ju sjellë shëndet, lumturi, harmoni, dhe gjithë të mirat, duke lutur Zotin Fuqiplotë që përgjatë vitit 2015-të të na përcjellin sukseset ka thënë në urimin e tij kryetari i Vitisë Sokol Haliti./rajonipress/