Sokol Haliti uron për Krishtlindje
Viti – Uroj që besimtarët e krishterë të komunës sonë të kremtojnë këtë festë së bashku me familje dhe dashamirë.
Në urimin e Halitit thuhet: Të nderuar besimtarë të Krishterë.
Sot kam nderin që në emër të Komunës së Vitisë, të ju uroj Festën e Krishtlindjeve me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi të gjithë ne pa dallime.
Komuna jonë është e njohur në veçanti për traditën e respektit ndër fetar dhe ndërkulturor.
Festa e Krishtlindjeve edhe më shumë përçon mesazhe të tolerancës, respektit dhe dashurisë së ndërsjellët në mes nesh dhe atë pa dallime.
Uroj që besimtarët e krishterë të komunës sonë të kremtojnë këtë festë së bashku me familje dhe dashamirë. Po ashtu shpresoj që edhe festat tjera të cilat i kemi para nesh t`i kremtojmë se bashku dhe të punojmë për një të ardhme të ndritur të vendit tonë me qëllimin më të mirë që festat në vijim t`i presim në mënyrë sa më madhështore. Urime Krishtlindjet! /rajonipress/


