Mobi Casa

Sokol Haliti tregon që LDK është zot shtëpie në Viti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Për dallim nga Gjilani ku fushata e LDK-së është shumë e zbehtë, në Viti po shihet situatë dhe atmosferë krejt ndryshe. Sokol Haliti pos që e kishte mbushur sallën përplot, aty u pa qartë edhe besimi qytetar që tregohet ndaj zotit të shtëpisë Sokol Halitit.

“Kemi bërë punë të mëdha e projekte të dobishme për qytetarin e Vitisë dhe të gjitha fshatrat dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, me LDK në pushtet”, kështu ka thënë Sokol Haliti në hapjen e fushatës së LDK-së në Viti.

Uji Dea

Në fakt atmosfera në Viti dukej krejt ndryshe për dallim nga ajo e Gjilanit, ku LDK po tregohet shumë e dobët kësaj radhe.

Sokol Haliti ka lavdëruar kandidatët e LDK-së nga Vitia dhe ka thënë se mbështetja për këtë garniturë të LDK-së është mbështetje për vet Vitinë dhe të mirat që i kemi bërë bashkërisht./rajonipress/