Sokol Haliti tregohet zemërgjerë me fëmijët në ditën botërore të tyre
Viti – Me rastin e 1 qershorit ditës së fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani si dhe Drejtori për Arsim, Qahil Sinani kanë pritur sot në Zyrën e Kryetarit disa nxënës të shkollave fillore të kësaj komune, ku njëherit shfrytëzuan rastin që të ju urojnë të gjithë fëmijëve ditën e tyre.
Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti tha se Komuna është duke u angazhuar në mirëqenien e të gjithë qytetarëve vitias në veçanti të fëmijëve.
Pas këtij takimi ata bashkërisht kanë vizituar edhe muralin i cili është realizuar ditë më parë nga artistët e Kolorados me ata të Vitisë ku Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani ka shpjeguar domethënien e saj.
Përndryshe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë për sot rreth mesditës shënimin e kësaj dite me aktivitete të ndryshme që do të mbahen në Shtëpinë e Kulturës në Viti./rajonipress/


