ROBERT UKAJ

Sokol Haliti thirrje për mobilizim: Vitia dhe Anamorava meritojnë përfaqësim të fortë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ai ka kërkuar mbështetje për kandidaten Vjollca Kadolli Halili, kandidaten Arta Ajeti, kandidatin Ibush Beqiri dhe kandidatin Robert Ukaj, duke i cilësuar si përfaqësues të denjë të Vitisë dhe Anamoravës në garën për Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, ka bërë thirrje për mbështetje të fuqishme të kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se Vitia dhe gjithë Anamorava kanë nevojë për përfaqësim serioz, të denjë dhe me ndikim në institucionet qendrore të vendit.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Haliti vlerësoi se rajoni meriton zëra që dëgjohen dhe që punojnë për interesat e qytetarëve, ndërsa Kosova ka nevojë për një qeverisje që bashkon njerëzit rreth zhvillimit, punës dhe forcimit të shtetit.

“Vitia meriton përfaqësim serioz dhe të denjë. Anamorava meriton zë që dëgjohet. Dhe Kosova meriton një qeveri që i bashkon njerëzit rreth punës, rreth zhvillimit dhe rreth shtetit, e jo rreth përçarjes”, ka deklaruar Haliti.

ENVER HOXHAJ

Ai ka kërkuar mbështetje për kandidaten Vjollca Kadolli Halili, kandidaten Arta Ajeti, kandidatin Ibush Beqiri dhe kandidatin Robert Ukaj, duke i cilësuar si përfaqësues të denjë të Vitisë dhe Anamoravës në garën për Kuvendin e Kosovës.

Veçanërisht, kandidatura e Robert Ukajt po konsiderohet si një vlerë e shtuar për LDK-në dhe rajonin, për shkak të përvojës së tij në diasporë, angazhimit shumëvjeçar në strukturat e partisë në Zvicër dhe lidhjeve të forta me mërgatën shqiptare. Mbështetësit e tij vlerësojnë se ai sjell energji të re, vizion zhvillimor dhe një urë të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe diasporës.

Haliti ka theksuar se zgjedhjet e së dielës janë një mundësi për të fuqizuar përfaqësimin e Anamoravës dhe për të mbështetur kandidatë që përfaqësojnë punën, integritetin dhe vizionin për një Kosovë më të zhvilluar.

Mesazhi i tij përmbyllet me thirrjen për t’u bashkuar në atë që ai e quan “kapitulli i ri i Kosovës”, duke kërkuar mbështetje për ekipin e LDK-së dhe kandidatët që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në institucionet më të larta të vendit./rajonipress/