Fundamenti

Sokol Haliti takohet me William Walker, e falënderon për kontributin kolosal që ka dhënë për Kosovën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjatë vizitës në Washington të SHBA-ve, Sokol Haliti është pritur ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, ish ambasadori i OSBE-së, William G. Walker.

Kreu i Vitisë gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA është takuar edhe me ish ambasadorin William Walker.

Uji Dea

Haliti është pritur ngrohtësisht nga Walker me të cilin edhe kanë folur për zhvillimet politike dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.

“E falënderova nga zemra për kontributin e madh dhe kolosal që miku ynë i madh i Kosovës, William Walker ka bërë për Kosovën. Gjithashtu e pash interesimin e madh që ende vazhdon ta ketë Walker për Kosovën. Vërtet jemi me fat që e kemi pasur një mik aq të çmuar, që e ndihmoi Kosovën në ditët më të rënda të historisë së saj” ka thënë Sokol Haliti./rajonipress/