Sokol Haliti realizon takime të rëndësishme në Turqi

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor gjatë Festivalit Ballkanik “Nakem” në Bursa të Turqisë, realizoi takime me Kryetarin e Bursës zotin Rexhep Alltepe, me atë të Komunës Yenishehir Sylejman Çelik si dhe u prit nga Kryetari i Shoqatës shqiptaro-turke Rexhep Gundyz.
Në festivalin ballkanik ‘Nakem’ që mbahet në përkujdesjen e Komunës së Bursës si dhe nga Shoqëria ‘Nakem’ me kryetar Husein Ozgan, po marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit ndërsa Komunën e Vitisë po e përfaqëson A.K.V ‘Kemajl Azizi’.
Delegacioni nga Kosova në krye me Sokol Halitin u prit në mënyrë të veçantë, meqë ky delegacion përfaqëson Kosovën, me ç’rast u vizituan edhe ndërmarrje e biznese të ndryshme ku është diskutuar për bashkëpunime në aspektin ekonomik./rajonipress/