KKVITI

Sokol Haliti promovon projektet në infrastrukturë, qytetarët thonë se është koha e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Sokol Haliti ka promovuar asfaltimin e rrugëve në Smirë dhe në vet qytetin e Vitisë derisa qytetarët thonë se tani është koha e zgjedhjeve dhe akuzojnë qeverisjen komunale se cilësia e asfaltit është shumë e dobët.

Të premtën Sokol Haliti ka promovuar asfaltimin e rrugës tek varrezat në fshatin Smirë dhe bashkë me një grup të rinjsh ka marrë pjesë në këtë ngjarje kurse gjithashtu është asfaltuar degëzimi i rrugës “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Vitisë.

Por këto punime në infrastrukturë dhe asfaltime të rrugëve nga këndi i qytetarëve po shihen si promovime në prag të zgjedhjeve.

Mobi Casa

Qytetarët thonë se tani është koha e zgjedhjeve dhe qeverisja komunale po i promovon nga dy tri here të njëjtat projekte derisa cilësia e asfaltit sipas tyre është shumë e dobët.

Për cilësinë e dobët të asfaltit qeverisej komunale më herët e kishte akuzuar opozitare Taulant Haxhiu i cili ka kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit një hetim rreth këtyre tenderëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.