United Hospital

Sokol Haliti po merr pjesë në konferencën e dytë rajonale për Ballkanin Perëndimor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë konferencën e dytë rajonale të programit ReLOaD – “Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies drejt përmirësimit të demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.

Bëhet me dije se kjo ngjarje ka për qellim vazhdimin e shkëmbimit të praktikave, përvojave dhe mësimeve të marra për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në nivelin lokal.

UBT

Në këtë konferencë është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Përndryshe kjo konferencë është organizuar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ndërkaq ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.