Fundamenti

Sokol Haliti nuk e ndal ritmin e punës, arsyeton me angazhim fitoren e tij historike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sokol Haliti është i vetmi kandidat që në zgjedhjet e fundit fitoj bindshëm duke shënuar kështu një fitore historike. Por ky avantazh nuk e bënë aspak komod atë që të ndalojë, por përkundrazi punon me ritëm edhe më të shtuar duke qen në shërbim të qytetarëve dhe duke u marrë me çdo imtësirë të projekteve.

Fitoj bindshëm në Viti sepse kështu deshi dhe vendosi qytetaria e këtij qyteti. Sokol Haliti nuk u ndal për asnjë minutë së punuari në realizimin e projekteve. Ai s`ka treguar ambicie karrieriste për të vrapuar pas pozitave në LDK e as nuk ka vrapuar pas përmendoreve e personaliteteve të njohura që kurrë asnjë të mirë nuk ua sheh qyteti, përkundrazi sjellin vetëm shpenzime.

Sokol Haliti zgjodhi rrugën më të mirë të mundshme për t`i shërbyer qytetarëve të Vitisë. Edhe pse fitoj bindshëm, ai për asnjë moment nuk tregoj arrogancë apo pasivizim të punëve, përkundrazi punoj me ritëm edhe më të shtuar.

Eco Higjiena

Sokol Haliti vetëm sa e shtoj ritmin e punës dhe vizitoj e eci në këmbë në të gjitha fshatrat e Vitisë. Këtë elan dhe këtë optimizëm që po e shpreh Sokol Haliti nuk po e shohim as në Gjilan e as në Kamenicë. Madje Gjilani çdo ditë e më shumë po eksperimentohet me manifestime të panevojshme dhe me përmendore e buste që vetëm shpenzime sjellin.

Sokol Haliti duhet të shërbej si model edhe për Lutfi Hazirin dhe të tjerët se vota e fituar është përgjegjësi ndaj elektoratit e qytetarëve e kurrsesi keqpërdorim ekstrem i saj.

Edhe në këtë foto shihet teksa me shumë përkushtim bashkëbisedon me qytetarët rreth projekteve konkrete./rajonipress/