Fundamenti

Sokol Haliti, në hap me Rugovën: “Fitore pa bërryla në Viti”

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në qendër të qytetit, përballë fotos gjigante të Presidentit historik Ibrahim Rugova, Sokol Haliti shfaqet i qetë, i buzëqeshur dhe i mbushur me krenari. Pas fitores së katërt radhazi në krye të Komunës së Vitisë, Haliti ecën sot krah hapave të njërit prej figurave më të mëdha të kombit, duke e lidhur punën e tij me frymën e Rugovës.

“Fotoja e Rugovës në shesh tani duket më e bukur”, shkroi ai në rrjete sociale, një fjali e shkurtër, por e mbushur me simbolikë të thellë.

Për Halitin, kjo foto nuk është vetëm një dekor i qytetit; është kujtesë, inspirim dhe respekt për njeriun që i dha Kosovës dimensionin e paqes, kulturës dhe mençurisë politike.

Fitorja e tij e radhës nuk erdhi nga fjalët e rënda, as nga bërrylat e politikës. Asnjë fyerje, asnjë gjuhë përçarëse.

KKVITI

Sokol Haliti e ndërtoi mandatin e katërt me punë, qetësi dhe besim të ndërsjellë me qytetarët e Vitisë. Eci derë më derë, lagje më lagje, me një angazhim që shumë e përshkruajnë si “luftarak”, por me një qasje që mbeti gjithmonë njerëzore.

Në një kohë kur politika shpesh ngatërrohet me inate e rivalitet të ashpër, Haliti triumfoi me stilin e tij të qetë, të matur dhe të ndershëm. Pikërisht kjo ia vulosi fitoren.

Viti e pa, e vlerësoi dhe e shpërbleu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.