ARKATANA

Sokol Haliti nderohet me titullin “Misionar Paqe”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot nga Akademia Universale Botërore për Paqe dhe Prosperitet me titullin “Misionar Paqe si dhe Këshilltar Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet“, institucion ky i akredituar në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe SHBA.

Ndarjen e kësaj certifikate e ka bërë kryetari i nderit të këtij misioni zoti Madhu Krishan, ndërkaq në ceremoninë e ndarjes së saj kanë marrë pjesë figura të larta politike dhe institucionale të vendit por edhe të rajonit, raporton rajonipress.

Para ndarjes së këtij titulli Kryetari i nderit të Akademisë Universale Botërore për Paqe dhe Prosperitet, Madhu Krishan, foli për rëndësinë e paqes në aspektin botërore, por duke i përmendur edhe figurat më të larta të Kosovës dhe atë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, Nëna Terezë dhe Adem Jashari.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, Shefki Hysa nga Akademia Botërore për Paqe dhe Prosperitetit dega në Shqipëri bëri vlerësimin e këtij çmimi për figurën e Sokol Halitit. “Sokol Haliti një bir i Kosovës i cili më të vërtetë është një komunarë dhe është më afër faktorit të paqes dhe njerëzve dhe komiteteve dhe ky me të vërtetë është një misionar i ri” u shpreh Hysa.

Gjatë kësaj ceremonie kanë folur edhe personalitetet e tjera të larta si Enver Ferizaj, Isa Mustafa dhe të tjerë.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Vitisë pas marrjes së certifikatës tha se për prosperitet dhe paqe nevojitet angazhim dhe lobim ”Për paqe dhe prosperitet nevojitet angazhim dhe lobim, përndryshe idetë mbesin ide dhe mbetën vetëm ëndrra” ka thënë Haliti derisa ka cituar fjalët e mikut tonë të madh Richard Holbruk./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.